14.8 C
Prizren
E diel, 16 Qershor, 2024

Krajku i Hasit, fshati buzë lumit e pa ujë

Ndonëse ndodhet buzë lumit Drini i Bardhë, fshati Krajk i Hasit të Prizrenit nuk ka ujë për vete. Për të shuar etjen, shumica e afro 1.800 banorëve të këtushëm që prej gati një muaji furnizohen nga puset. Por, gjendja pritet të ndryshojë për të mirë brenda pak javësh.

Në fakt, Këshilli i Drejtorëve Komunalë vendosi të lejojë hapjen e një tenderi për shtimin e kapaciteteve të ujit të pijshëm në këtë fshat, i cili zakonisht, sidomos gjatë sezonit veror, përballet me mungesë të madhe të ujit.

Banorët e fshatit, që ndodhet rreth 12 kilometra nga Prizreni, e shohin ujin në lumin që kalon poshtë lokalitetit të tyre, por e lakmojnë atë sa herë shikojnë krojet në oborr, të cilat që afro një muaj rrjedhin jo më tepër se një orë dhe atë kryesisht gjatë natës… /zeri/

Më Shumë

Pas ndarjes nga Besi, Xhensila Myrtezaj këtë person gjithmonë afër vetës

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije...

Përurohet Kalaja e UÇK-së në Vërri të Prizrenit

Në Vërri, përkatësisht në Leskovec të Prizrenit sot është bërë përurimi i Kalasë së UÇK-së. Në këtë manifestim po merr pjesë gjeneral Kudusi Lame, ish...

Lajmet e Fundit