Arrestohen dy persona në Rahovec

Dy persona janë arrestuar gjatë vikendit në Komunën e Rahovecit, pasi dyshohet se vepruan në kundërshtim me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Me 02 maj 2020 rreth orës 23:30, në Rahovec në rrugën “Sheh Mihedini”, janë arrestuar dy të dyshuar mashkuj pasi që të njëjtit nuk e ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në raport.

Sipas Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit