19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Arrestohen katër hajna në Krushë të Vogël

Drejtoria e policisë rajonale të Prizrenit bën të ditur se gjatë orëve të para të mengjezit janë arrestuar katër persona për veprat penale vjedhje dhe përdorim i armëve të zjarrit.

Mësohet se që në orët e mëngjesit, hetues policorë të Stacionit Policor –Veriu në Prizren të mbështetur nga Njësiti i Reagimit të Shpejtë, kanë kryer bastisje në Krushë të Vogël; Celinë dhe Landovicë në kërkim të provave materiale të cilat ndërlidhen me vjedhje serike dhe përdorim të armëve të zjarrit.

“Në një shtëpi në Krushë të Vogël është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike e prodhuesit të panjohur me gjashtë fishekë në karikator”, bëhet e ditur nga komunikata.

Më tej në komunikatë njoftohet se “janë arrestuar katër meshkuj të moshës së mesme nën dyshimin e bazuar se të njëjtit si grup i organizuar kanë kryer vepra të ndryshme penale si vjedhje; armëmbajtje ilegale dhe përdorim i armës, kanosje e ndonjë tjetër”.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e grupit të dyshuar për 48 orë. Njoftohet se provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Grabitje me armë në Rahovec, viktima ndalohet nga persona të maskuar

Një rast i grabitjes nën kërcënimin e armës është raportuar në rrugën “Tafil Zyberaj” në Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar...

Vetëvendosje sfidon opozitën: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President

Lëvizja Vetëvendosje ka sfiduar opozitën duke i kërkuar tre emra për pozitën e Presidentin, duke thënë se këtë po e bën për të shmangur...

Lajmet e Fundit