11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Arrestohen katër zyrtarë komunalë të Suharekës për uzurpim e keqpërdorim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike në Prizren në konsultim me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, ka arrestuar katër (4) persona të dyshuar dhe i ka intervistuar katër (4) të tjerë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, konflikt i interesit dhe uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

“Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka realizuar hetime disa mujore në Komunën e Suharekës lidhur me rastin e dëmtimit/uzurpimit të pronës shoqërore (stadiumit të qytetit KF ”Ballkani” Suharekë), ku ka gjetur prova të arsyeshme se zyrtarët komunalë duke e keqpërdorur detyrën zyrtare kanë kryer veprat penale duke lejuar uzurpimin e pronës shoqërore prej 50 metra katror dhe dëmtimin e stadiumit të qytetit me sipërfaqe prej 1.244 metra katror.

Personat e arrestuar janë:

1) M. E. mashkull k/shqiptar – 1959
2) F. E. mashkull k/shqiptar – 1954
3) S. B. mashkull k/shqiptar – 1963
4) K. F. mashkull k/shqiptar – 1960

Personat e intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt janë:

1) N. LL. mashkull k/shqiptar – 1982
2) R. F. mashkull k/shqiptar – 1951
3) H. M. mashkull k/shqiptar – 1958
4) B. K. mashkull k/shqiptar – 1985

Lidhur me rastin njësitet policore kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, me vendimin e të cilit katër personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa katër personat e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Lajmet e Fundit