18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Arrestohen tre persona në Prizren

arrestimi 2Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren, dy prej të cilëve është bërë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Prizren. Sipas policisë, të arrestuarit nuk iu kanë përgjigjur obligimeve që kanë pasur ndaj organave të drejtësisë. Njëri arrestim është bërë në rrugën “Viliam Wolker” dhe tjetri në rrugën “Nexhat Panaj”.

“Në Rr. “Viliam Wolker” në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga Gjykatës është liruar.

Në Rr. “Nexhat Panaj” në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet ne raportin e Policise.

Ndërsa personi i tretë është arrestuar në rrugën “Halil Berisha” pasi dyshohet për vjedhje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti është zënë në flagrancë nga viktima mashkull K-Shqiptar, ai kishte hyrë me qëllim të vjedhjes në dhomën e fjetjes së dy bashkëshortëve që ishin duke punuar në një butik. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Malishevë përkujtohen dëshmorët Ramiz Shala dhe Bajram Gashi

Sot u përkujtuan me nderime dëshmorët e kombit Ramiz Shala nga Kleçka dhe Bajram Gashi nga Vërmica, të cilët ranë duke sakrifikuar jetën për...

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Lajmet e Fundit