11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Arrestohen tre persona në Prizren, dyshohen për fajde

Policia e KosovesPolicia në Prizren një operacioni të koduar “Akrepi”, ka arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘fajde’, ‘falsifikim të dokumenteve dhe automjeteve’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: R.O. (52 vjeç), I.O. (29 vjeç , S.O. ((18 vjeç), të gjithë meshkuj, shqiptarë, shtetas të Kosovës. Gjatë bastisjes, si rezultat i këtij operacioni policor janë gjetur prova të ndryshme materiale, të cilat janë sekuestruar: 1 llaptop, 1 I-Pad Samsung, 6 fletore të formatit A5 me shënimet mbi fajdetë, 6 telefona celularë të modeleve të ndryshme, 2 vetura të konfiskuara si provë materiale, 57 libreza të qarkullimit, 79 tiketa metalike të numrave të sasisë, , 20 copëza të sasisë, 21 tabela të automjeteve, 2 armë të zjarrit pa leje, njëra pushkë prodhim rus, ndërsa tjetra revole TT, 1 arikator, 36 fishekë me rrethatore për armë gjuetie si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Me urdhër të prokurorit kompetent tre personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës...

Derbi sonte në Suharekë

Sonte zhvillohet derbi i xhiros 23 në Superligën e Kosovës. Golden Eagle Ylli e pret Go+ Pejën në palestrën sportive ”13 Qershori” të Suharekë. Në duelet...

Lajmet e Fundit