3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Arrestohen vëllezërit e arratisur në Prizren

Dy vëllezërit me inicialet F. S dhe B. S të cilët ishin në arrati që një muaj janë arrestuar nga ana e policisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Rajonit të Prizrenit, dy vëllezërit dyshohen për veprat penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe vrasje në tentativë.

Ata sipas policisë janë dorëzuar në polici me vetë dëshire.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës e më pas është informuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

Ngjarja kishte ndodhur më 20 qershor, në mesnatë dy grupe rivale patën shkëmbyer gjuajtje me armë zjarri me ç’rast në vendin e ngjarjes ishte gjetur një pistoletë dhe nga tre të dyshuarit ishte paraqitur në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

I dyshuari sipas njoftimit të policisë të datës 26 qershor, e ka dorëzuar një pistoletë me tre fishekë e cila dyshohet të jetë përdor në incident.

I dyshuari ishte intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ishte ndaluar nën masën e arrestit.

Policia pati njoftuar në lidhje me arratisjen e dy të dyshuarve të arrestuar sot.

Më Shumë

Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan

Një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë, pas një vetaksidenti. Rastin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë...

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Lajmet e Fundit