17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Arrestohet 27 vjeçari në Dragash, dyshohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

 Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar M.V (27-vjeçar) nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se patrulla policore në fshatin Brodosanë të Dragashit gjatë realizimit të patrullimit ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari.

“Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një armë e shkurtë dhe një cigare, dyshohet të jetë marihuanë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, i njëjti është intervistuar dhe ndaj tij janë iniciuar rastet: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet deri në 48 orë.

Më Shumë

“Kur dhimbja më rritë” – përurohet libri i Filloreta Gashit

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, u përurua libri “Kur dhimbja më rritë” i autores Filloreta Gashi, një...

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

Lajmet e Fundit