Arrestohet adoleshenti i akuzuar si xhihadist

Policia bëri të ditur se ka arrestuar një adoleshent, i cili akuzohet se ka luftuar jashtë vendit.

Nuk saktësohet se ku ka luftuar 18- vjeçari, por mendohet se ai ka qenë pjesë e Shtetit Islamik.

“Nga Specialistët e Sektorit për Aktet Terroriste në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, më datën 23.04.2015, në orët e para të mëngjesit u arrestua në flagrancë shtetasi: J.Ç., 18 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas u deportua nga policia greke në PKK Kakavijë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në Kakavijë është marrë në dorëzim nga Specialistët e Sektorit për Aktet Terroriste në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i tij.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e policisë./Mapo/

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit