Arrestohet Donald Trump

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është arrestuar.

CNN ka raportuar se tanimë Trump është nën arrest dhe në mbajtje policore.

Raportohet se ish-presidentit amerikan do t’i merren shenjat e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, ndonëse është e paqartë nëse do t’i bëhet edhe një fotografi.

Pas kësaj ai do të sillet në sallën e gjykatës.

Sipas CNN, ai nuk do të paraqitet me duar të lidhura, por do të jetë nën mbrojtjen konstante të forcave të rendit. /GazetaExpress

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit