Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Ajo  dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se ajo ka ndërruar jetë.

 

 

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e djalit të viktimës, i cili ka bërë me dije se e ka gjetur nënën e tij të varur në garazhin e shtëpisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.Gazeta Sinjali

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit