Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Egzon Mazrekut

Personi i arrestuar është nga rajoni i Prishtinës. Në deklaratën dhënë në Polici, ai e ka përshkruar vendin e ngjarjes dhe mënyrën se si është tentuar të kryhet vjedhja në shtëpinë e viktimës Egzon Mazreku. Policia po kërkon edhe dy të dyshuar të tjerë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person nën dyshimin se është pjesëmarrës në vrasjen e Egzon Mazrekut në Sopi të Suharekës, më 27 janar 2016.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit.

“Dje është arrestuar një person në lidhje me vrasjen e Egzon Mazrekut. Po ashtu, Policia ka bastisur tri lokacione të ndryshme, ku janë gjetur prova materiale që lidhen me vrasjen e kryer në Sopi. Policia po kërkon edhe dy persona të tjerë, të cilët në ditën kritike kanë qenë së bashku me personin e arrestuar” tha zëdhënësi i Policisë, Hazir Berisha.

Sipas zëdhënësit, i arrestuari është nga rajoni i Prishtinës. Në deklaratën e dhënë në Polici, i njëjti e ka përshkruar vendin e ngjarjes dhe mënyrën se si është tentuar të kryhet vjedhja në shtëpinë e viktimës.

Berisha tha më tej se i arrestuari është i njohur për Policinë, pasi edhe më herët ka kryer vjedhje në qytetin e Suharekës. Edhe në ditën tragjike qëllimi i tij ishte vjedhja në shtëpinë e Egzon Mazrekut.

Më 27 janar, rreth orës 20:30, familja e Egzon Mazrekut ishte tronditur kur në momentin që ishin duke ngrënë darkë, një person ishte futur në shtëpinë e tyre dhe pas një kacafytjeje në mes sulmuesve dhe Egzonit, ky i fundit kishte mbetur i vdekur nga goditja që kishte marrë me armë zjarri, ndërsa prindi i tij ishte plagosur.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit