6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Arrestohet i dyshuari në Prizren për posedim të narkotikëve dhe armës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Më 9 qershor 2023 njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas një pune intensive hetimore disamujore, me urdhër-kontrollin nga gjykata kompetente, kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Pas bastisjes janë sekuestruar provat materiale si: 1 kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 10 gramë, 2 rollne, 2 mulli për bluarje, 1 pako me rizlla, 1 pushkë ajrore, 1 kuti metali me fishekë, 1 kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë, 1 peshore digjitale, 1 palë gërshërë dhe foli najloni; 1 DVR, 1 motoçikletë dhe 1 telefon mobil.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar me iniciale L. K. viti i lindjes 1999, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë, në ndërkohë që njësitë përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Lajmet e Fundit