Nis asfaltimi i dy rrugëve në fshatin Mleqan të Malishevës

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i dy rrugëve në fshatin Mleqan. Punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ku është takuar edhe me banorë, e të cilët i ka uruar për asfaltimin e rrugëve.

“Ndërtimi apo rregullimi i infrastrukturës do të jetë i vazhdueshëm në të gjitha vendbanimet, sidomos asaj rrugore, pasi ndihmon banorët në lëvizjen e lirë, por e mira e gjithë kësaj është se, tash po rregullojmë rrugë brenda lagjeve dhe çdo ditë e më tepër po kompletohet infrastruktura në të gjitha vendbanimet, përfshi edhe Mleqanin. Unë ju uroj juve për rrugët e reja dhe ju siguroj se nuk do të ndalemi së punuari në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Komunës së Malishevës”, ka thënë Krasniqi, i cili gjithashtu u nda i kënaqur edhe me punimet që janë zhvilluar.

Janë dy rrugë të cilat po asfaltohen sot, rruga “Hidajet Kryeziu” dhe rruga “Rizah Hajdini”, me një gjatësi prej rreth një kilometri dhe janë mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit