Arrestohet i dyshuari për posedim të marihuanës në Prizren

Policia në Prizren, ka arrestuar të dyshuarin për posedim të sasisë të substancës së dyshuar narkotike, e llojit  marihuanë në peshë 3.14 gram. 

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se gjatë kontrollimit të trupit nga ana e Policisë, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike.

Tutje, në raport thuhet se më pas, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 7 copë fishekë dhe 5.18 gram marihuanë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje dhe se, rasti është në procedurë hetimore

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit