-4.2 C
Prizren
E hënë, 24 Janar, 2022

200 vjet nga lindja e rilindasit Jani Vreto

Si sot 200 vjet më parë lindi Jani Vreto, shkrimtar, botues, figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare.

I emërtuari prej Robert Elsie-t si “Gutenbergu i shqiptarëve”, Jani Vretoja lindi në fshatin Postenan të Kolonjës më 14 janar 1822. Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga viti 1843 deri më 1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur Zosimea në Janinë, ashtu si vëllezërit Frashëri, Kostandin Kristoforidhi dhe shumë intelektualë të tjerë shqiptarë, Vretoja i ri ndërtoi adhurim të përjetshëm për kulturën helene.

Por ishte pikërisht ky çast që i zgjoi Vretos për herë të parë interesimin për gjuhën e vendit të vet dhe më 1847 hartoi një vjershë për Skënderbeun me alfabet grek. Më 1854 u shpërngul në Konstandinopojë, ku i ati merrej me tregti. U kthye në Korçë dhe vijoi tregtitë pranë vendlindjes, por një nga zjarret që shkrumboi gjithë Pazarin e Korçës e la të shkatërruar ekonomikisht, ndaj u kthye sërish në Stamboll.

Atje punoi si sekretar në një shoqëri duhanesh dhe me fillimin e viteve shtatëdhjetë ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare, si Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid pashë Vlora. Gjithashtu mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën në Itali. Botimi i parë i Vretos ishte një gramatikë e greqishtes e përkthyer shqip “Gramatikë e greqishtes së folur në gjuhën shqipe” (1866). Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe punoi aktivisht për përmbushjen e qëllimeve të tij.

Në maj 1878, pas daljes së një radhe artikujsh polemikë në shtypin grek, sidomos në gazetën Neologos, që shpallnin pretendime për treva që banoheshin nga shqiptarë në Epir, Vretoja botoi në Stamboll më 1878 punimin në greqisht “Apologjia”, në të cilin shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Më 1879 komisioni botoi “Abetare e gjuhës shqip”, disa pjesë të së cilës u shkruan nga Vretoja, sidomos një shkrim me titullin “Udhë e të shkruarit të gjuhës shqipe”.

Vretoja ishte autor i Kanonizmës së shoqërisë. Në verë të vitit 1881, Vretoja shkoi në Bukuresht që të zgjonte interesimin për lëvizjen kombëtare ndër shumë shqiptarë që ishin ngulur me banim aty e nëpër Rumani dhe themeloi në Bukuresht një seksion të “Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip”. Në dhjetor 1884 ai bashkëpunoi për themelimin e shoqërisë “Drita” të Bukureshtit dhe shërbeu si sekretar i saj. Kjo shoqëri, e kryesuar nga Anastas Avramidi Lakçe, ngriti një shtypshkronjë shqiptare dhe më 1886 nisi misionin historik të botimit të librave në gjuhën shqipe. Vetëm në vitin e parë të punës dolën dhjetë libra të tillë, duke përfshirë dy libra të Vretos: “Mirëvetija” (Bukuresht 1886), dhe “Numeratoreja”, (Bukuresht 1886).

Praktikisht ishte Vretoja ai që bënte punët e shtypshkronjës: faqoste tekstet dhe pastaj interesohej për lidhjen e librave dhe për shpërndarjen e tyre. Ndër librat e botuar aty ishte një vepër e shkruar në fillim me alfabet arab, “Erveheja” e poetit mysliman Muhamet Kyçyku, i njohur edhe me emrin Muhamet Çami (1784-1844), të cilin Vretoja e transkriptoi në alfabetin e Stambollit e madje e pastroi nga orientalizmat. Një vit më pas ai botoi një vepër 158 faqesh me titull “Radhuashkronjë” (Llogaritje), për tregtarët dhe biznesmenët shqiptarë në Rumani. Siç ndodhte shpesh mes shqiptarëve të lëvizjes kombëtare, ndër udhëheqësit shqiptarë në Bukuresht shpërthyen debate.

Plaku Jani Vreto, në prag të varfërisë, ndjeu se i qe bërë padrejtësi kur publicisti Vissar Dodani zgjodhi një alfabet të ri të shqipes, të përshtatur nga rumanishtja, për botimin e gazetës së tij “Shqipëria”, 1897-1899, duke prishur kështu punën e një jete të tërë të Vretos për përhapjen e përdorimit nga të gjithë të një alfabeti të vetëm shqip. Në tetor 1899, Vretoja u largua dhe vajti në Athinë. Vdiq në kryeqytetin grek në fillim të korrikut (atribuohet data 9 korrik) 1900, me sa duket nga uria e pleqëria.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot transkriptimin e fjalimit të J. Vretos mbajtur në mbledhjen e Shoqërisë Dituria, 14 janar 1896; ballina e tekstit “Mirëvetija”, përshtatur në shqip nga J. Vretoja, Bukuresht, 1886; kartëpostale e J. Vretos shumëfishuar në Paris nga Nikolla Lako (pas vdekjes së Vretos)./atsh/

Më Shumë

Kjo shenjë do ketë ditë interesante/ Horoskopi për ditën e hënë

Dashi Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit, Venusit dhe Mërkurit gjatë gjithë ditës. Nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lodhur...

Gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00

Si pasojë e rritjeve të rasteve me virusin COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtrëngimin e masave anti-COVID në vend. Ndër masat e...

Mot i ftohtë dhe me reshje bore pasdite, këto janë temperaturat sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje të dobëta bore, raporton Express Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se...

Komandanti i Nënstacionit të Policisë në Zhur kundërshton aktakuzën për korrupsion

Komandanti i Nënstacionit Policor në Zhur, Ziber Susuri, ka kundërshtuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themeloren në Prizren, me të cilën ai ngarkohet me...

Vdes Kristë Dulaj

Ka ndërruar jetë punëtori i QKMF-së në Prizren, Kristë Dulaj Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj. “Një humbje e...

Hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese, nga ora 22:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër coronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt. Me...

Dhunë në Suharekë, babai tenton të sulmojë fizikisht vajzën e tij

Një rast I dhunës ka ndodhur në Suharekë. Babai ka tentuar të sulmojë vajzën me shufër. Suharekë 21.01.2022 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar...

Genoa emëron trajnerin e ri

Vetëm pak ditë pasi shkarkoi nga detyra Andry Shevchenko-n, klubi italian, Genoa, ka emëruar si trajner të skuadrës, gjermanin Alexander Blessin. Blessin nuk është shumë...

Në spitalin e Prizrenit po trajtohen 4 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik, universitar i Kosovës ka njoftuar se 80 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv janë të shtrirë në klinikat për Covid në...

Prizren, paraburgim të pandehurit për kanosje

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit F.H., i dyshuar për veprën penale 'kanose'. Sipas njoftimit, më 21 janar, i...

Totaj shprehet i gatshëm për të mbështetur “Loyola-Gymnasium” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim drejtorin ekzekutiv të ALG “Loyola-Gymnasium”, Elias Koller, drejtorin e Gjimnazit “Loyola”, Enver Sulaj...

Fyeu presidentin Erdogan me një proverb, arrestohet gazetarja

  Një gjykatë në Turqi urdhëroi që gazetarja e njohur Sedef Kabas të qëndrojë në burg në pritje të gjyqit për fyerje të presidentit të...

Fillon rigjykimi në rastin për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, ka filluar rigjykimi në rastin ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili...

Përfundon gjykimi ndaj shefit të Zyrës së Prokurimit në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën janë dorëzuar me shkrim fjalët përfundimtare të palëve në gjykimin ndaj Isa Osmankaj i cili po akuzohet...

Në 27 shkolla të Kosovës po mbahet mësim online, një e mbyllur

Janë 27 shkolla të vendit që do të zhvillojnë mësim online për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19. Kështu tregoi zëvendësministri i Arsimit,...

106 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit

Sot janë bërë 106 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit. Isa Boletini u lind me 15 janar të vitit 1864 në Boletin, ka qenë...

Lajmet e Fundit