6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Arrestohet në Vermicë i dyshuari se mori mbi 70 mijë euro ryshfet në rastin ‘Brezovica’

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin me incialet R.M, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “ Marrja e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, shkruan Insajderi.

Dyshohet se ka marrë ryshfet rreth 70.000 mijë euro nga investitorët në vikend zonën e Brezovicës.

I dyshuari akuzohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Z.G., dhe A.X., për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe ujore.

I dyshuari është arrestuar në pikën kufitare të Vermicës dhe është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Njoftimi i prokurorisë:

I njëjti dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH-së), së bashku me Z.G., dhe A.X., për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marr reth shtatëdhjetë (70.000) mijë euro nga investitorët në vikend zonën e Brezovicës.

Po ashtu, vlen të theksohet se i njëjti R.M., gjatë zbatimit të urdhër kontrollit për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, në aksionin “Brezovica” të datës 26 Maj 2022. ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë (6) lokacione të ndryshme, i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa, sot, është arrestuar në vendkalimin kufitar në Vërmicë.

Më Shumë

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

Lajmet e Fundit