21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arrestohet një mjek specialist i biokimisë në Prizren, dyshohet se falsifikoi testet për COVID

Një mjek specialist i biokimisë në Prizren është arrestuar të enjten nën dyshimin se në laboratorin e tij biokimik kishte lëshuar teste false për COVID-19.

Në një komunikatë për media, Policia ka thënë se laboratori ka lëshuar më 6 tetor dy teste rapit antigjen, një pozitiv e tjetrin negativ, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Mjeku, për të cilin Policia s’ka dhënë as inicialet, është ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë e PK-së:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor në Prizren, për dyshime se në një laborator biokimik në Prizren po lëshohen Teste të falsifikuara, ka filluar me veprime hetimore në koordinim me Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë inspektimit të bërë me datë 14.10.2021 në Laboratorin biokimik në fjalë, janë siguruar dëshmi se Laboratori ka lëshuar dy teste (njërin pozitiv e tjetrin negativ) në ditën e njëjtë me datë 06.10.2021, teste Rapid Antigjen SARS-COV-2, të cilat teste dyshohet të jenë të falsifikuara.

Më këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Falsifikim i Dokumentit” neni 390, i kodit penal të RKS-së.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
Një Laptop,
Regjistri i pacienteve,
Një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 NEGATIV
Një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 POZITIV

Pas veprimeve policore të ndërmarra nga hetuesit, ato i paraqiten Prokurorit kujdestar, i cili lëshon Aktvendim për ndalim 48 orësh për personin e arrestuar, përderisa hetime të tjera janë në proces lidhur me rastin.

Më Shumë

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Lajmet e Fundit