23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Arrestohet një person në Vërmicë për kontrabandë me emigrantë

Patrulla policore për mbikëqyrje të kufirit në rajonin e fshatit Vërmicë, në ora 06:30, të ditës së sotme, ka vërejtur lëvizje të dyshimta të një veture me targa vendore, lëvizjet e së cilës ka vazhduar t’i monitorojë.

Automjeti më pas është ndalur në nënkalimin e autostradës (në Vërmicë) dhe është vërejtur se nga mali kanë dalë dhe kanë filluar të hipin në automjet disa persona.

Patrulla policore menjëherë ka reaguar, ka arritur ta ndalojë automjetin që drejtohej nga i dyshuari: E.G., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe në automjet hasen shtatë emigrantë (pesë meshkuj, një femër dhe një fëmijë) nga Siria.

Automjeti dhe personat janë shoqëruar për në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë për të vazhduar procedurat, gjegjësisht inicimit të rastit ‘kontrabanda me emigrant’.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me aktvendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje, me emigrantet vazhdohet sipas procedurave lidhur me raste të tilla, kurse automjeti konfiskohet.

Zbritje të reja të çmimeve në Deppo Market

Më Shumë

Premiera e “Pylli”-t jepet me sukses në Prizren, vijojnë reprizat

Në Teatrin e Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren është dhënë mbrëmë me sukses premiera e shfaqjes “Pylli” nga Florian Zeller, duke shënuar një tjetër...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit