6.6 C
Prizren
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025

Arrestohet një person për zjarrvënie në fshatin Semetishtë të Suharekës

Me datën 10 mars 2019 në Suharekë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, bëhet e ditur se është arrestuar një person me inicialet V. M., i cili dyshohet se në fshatin Semetishtë të Suharekës në vendin e quajtur Rezinat ka kryer veprën penale ‘zjarrvënie’.

“Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të zjarrvënieve, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor”, thotë policia nga rajoni i Prizrenit.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, thuhet në komunikatë, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, i cili ka pranuar veprën e kryer, po ashtu i njëjti është i njohur për organet për rastet të tilla.

“Me vendim të prokurorit të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, përfundon komunikata.

Më Shumë

Nisin punimet për renovimin e Njësisë së Patologjisë dhe Morgut në Spitalin e Prizrenit

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit "Prim.Dr. Daut Mustafa" ka filluar renovimin e plotë të Njësisë së Patologjisë dhe Morgut, që shtrihet në një hapësirë...

LVV me koalicion, kurse PDK, LDK, AAK dhe Nisma garojnë të vetme

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë ka hyrë në një fazë të re të pozicionimeve dhe...

Lajmet e Fundit