Prizren: Arrestohen tre persona për “vrasje të mbetur në tentativë”

Me datën 7 mars në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre persona të dyshuar (D. H.), (J. A.) dhe (J. B.), të cilët dyshohet se në Prizren kanë kryer veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, e cila ka ndodhur në Prizren në një kafiteri.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në një rast të vrasjes në tentativë të ndodhur me 06.03.2019, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit, me ç’rast një viktimë ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, të cilët kanë pranuar veprën e kryer.

Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë, thuhet në komunikantë e PK-së.

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit