11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Arrestohet personi tek i cili policia po kryente bastisjen në Zhur të Prizrenit

Është arrestuar personi tek i cili po kryhej bastisja për gjetjen e narkotikëve në Zhur të Prizrenit.

Në momentin e bastisjes, në këtë shtëpi pati një shpërthim e që si pasojë la të vdekur një polic e dy të tjerë mbetën të lënduar.

Një nga të lënduarit raportohet të jetë në gjendje më të rëndë. I plagosur ka mbetur edhe një nga fëmijët e të dyshuarit, raporton KTV.

Personi i arrestuar nuk ishte gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa aty ishin vetëm familjarët e tij.

Më Shumë

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

Loja le të vazhdojë…

Nga Ismet Munishi, trajner i FC Liria Futbolli dikur ishte gëzim i thjeshtë… një top, disa njerëz dhe një arsye për t’u bashkuar. Sot, mjafton një bilbil dhe...

Lajmet e Fundit