1 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Arsenal hap bisedimet për yllin e Brighton

Arsenal-i ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Brighton, Leandro Trossard.

Reprezentuesi belg është në mes të një mosmarrëveshjeje me trajnerin, Roberto De Zerbi dhe do të largohet nga stadiumi “Amex” këtë muaj.

Tottenham e ka monitoruar situatën e tij, por Arsenal-i prin garën ndaj rivalëve të tyre në veri të Londrës duke hapur bisedimet me Brighton për një lëvizje në janar.

Deri të martën, Trossard ishte ende duke u stërvitur i vetëm te Brighton dhe tani ka më shumë gjasa që ai të largohet.

Mikel Arteta ka qenë në kërkim të një sulmuesi të ri këtë muaj dhe ishte në rrugën e duhur për të nënshkruar me Mykhailo Mudryk. Por ndërhyrja e Chelsea-t shkatërroi shpresat e tyre për nënshkrimin e ukrainasit.

“Topçinjtë” kanë lëvizur shpejt, megjithatë, për të identifikuar objektiva të tjerë dhe tani shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për Trossard.

Trossard dhe De Zerbi kanë pasur një mosmarrëveshje publike, me menaxherin që kritikoi qëndrimin dhe shkallën e punës së lojtarit që nga kthimi i tij nga Kupa e Botës me Belgjikën.

Trajneri zbuloi se belgu së fundmi u largua nga stërvitjet pasi zbuloi se nuk ishte pjesë e tyre për t’u përballur me Middlesbrough në FA Cup.

Trossard nuk është paraqitur për “Pulëbardhat” në vitin 2023 dhe nuk ka qenë i përfshirë në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj Liverpool-it pasi u largua para kohe nga stërvitjet pa lejen e De Zerbit.

Sipas mediave britanike, Brighton e vlerëson kartonin e sulmuesit belg me rreth 25 milionë paund. 28-vjeçarit i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe shifra mbetet në diskutim për Arsenal-in.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Fatmir Limaj: Billusha e Prizrenit, me vullnet dhe besim, rreshtohet pranë njerëzve që kanë veçVEPRA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj lajmërohet nga Prizreni, ku thotë se në Billushë u pritën me shumë vulnet e besim nga qytetarët. Limaj thotë se...

Bashkimi mposht Vëllaznimin, kalon në finale të Kupës së Kosovës në basketboll

Palesta “Sezai Surroi” në Prizren ka qenë nikoqire e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, ndeshje në të cilën janë...

Lajmet e Fundit