8.1 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Gjendet në Mitrovicë kombi i vjedhur në Prizren

Kombi i vjedhur me mjete të punës në Prizren është gjetur nga Policia e Kosovës në Mitrovicë. Automjeti në fjalë pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë do t’i kthehet pronarit.

“Më datë  18  Janar  2023,  Viktima  nga fshati Shpenadi , KK Prizren ka raportuar në polici së në orët e hershme të mëngjesit i është vjedhur automjeti-kombi Ëv Crafter me mjete punë në të, vlera e automjetit me gjithë mjete të punës , nga ankuesi vlerësohet  të jetë 30.000 (tridhjetë mijë) euro. Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet. Më vonë pas dite,  të njëjtën ditë në bashkëpunim me qytetarë,  automjeti-kombi  i vjedhur në Prizren është gjet në Mitrovicë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe kombi është sekuestruar, automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë  do ti kthehet pronarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Më Shumë

Nis mirëmbajtja e rrugës transitore dhe hapësirave publike në Prizren

Në kuadër të kontratës për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka angazhuar KRM “Ekoregjioni” për realizimin e...

Ylli apo Peja? Sonte në Suharekë vendoset gjysmëfinalisti

Golden Eagle Ylli dhe Peja përballen sonte në ndeshjen e tretë vendimtare të çerekfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, ku do të përcaktohet skuadra...

Lajmet e Fundit