Inter-it i duhen urgjentisht 50 milionë euro

Duke qenë se pothuajse nuk ka kohë për të shijuar titullin e Superkupës së Italisë të arritur të mërkurën me një lojë të shkëlqyer kundër Milan-it (0-3) në Riad, Inter-i duhet të përveshë mëngët dhe të fillojë punën kundër kohës.

Klubi zikaltër duhet të rregullojë bilancet dhe para fundit të muajit duhet të futë në arkat e tij 50 milionë euro, raporton gazeta katalanase “Mundo Deportivo”.

Prandaj, italianët janë të parët të interesuar të shohin që operacioni i Marcelo Brozovic me Barcelona-n të vazhdojë, edhe pse mund të ketë një shkëmbim të mundshëm me Franck Kessie dhe disa miliona në favor të tyre.

Pavarësisht tentativës së Inter-it, Barça nuk e ka ngrënë “karremin”, ndër të tjera, sepse e vlerëson njësoj Kessie -n dhe sepse, ashtu si italianët, klubi i Barcelona-s nuk është shumë mire as në planin ekonomik.

Përveç faktit që Barça nuk e pranon propozimin e Inter-it, Kessie nuk është i gatshme të hyjë në operacion. Ivoriani ndihet më i përshtatur me Barçën dhe dëshiron të luftojë për të qenë i rëndësishëm për Xavi Hernandez-in.

Një tjetër futbollist që ndodhet në vitrinën e klubit zikaltër është Milan Skriniar. Pavarësisht se është shtylla e mbrojtjes, qendërmbrojtësi sllovak e mbyll kontratën më 30 qershor, ndaj Inter-i e di se nëse nuk e shet tani, në verë ai do të largohet falas.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit