7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Arsenal përgatit një mini-revolucion, edhe Xhaka në listën e lojtarëve që mund të largohen

Në klubin e Arsenal kanë nisur të mendojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Edhe pse ky sezon nuk mund të quhet i përfunduar me Topçinjtë që mbeten në vendin e parë të Premier League pavarësisht disfatës me Manchester City dhe mbeten në garë për titullin, kjo nuk i pengon drejtuesit që nga ana tjetër kanë “përveshur mëngët” që skuadra e vitit të ardhshëm të jetë po aq konkurruese sa kjo aktualja.Për trajnerin Mikel Arteta vazhdimësia në të njëjtën rrugë sezonin e ardhshëm është shumë e rëndësishme.

Te Arsenal pretendojnë të ndërtojnë një skuadër edhe më të fortë, teksa merkato e verës do të sjellë ndryshime në organikë. Mes lojtarëve që pritet të largohet është edhe emri i Granit Xhakës.

Mesfushori me origjinë shqiptare është një nga më të vlerësuarit prej trajnerit Arteta dhe një prej titullarëve të padiskutueshëm të këtij sezoni, megjithatë në rast se në Londër mbërrin oferta e duhur, Xhaka do të largohet. Te Arsenal kërkojnë të transferojnë Declan Rice me çdo kusht dhe në këtë formë hapësira për Xhakën do të limitohej.30-vjeçari është pjesë e Arsenal prej vitit 2016 dhe numëron mbi 300 prezenca me fanellën e Topçinjve, megjithatë se aventura e tij me anglezët është në fund, nisur edhe nga kontrata që i përfundon në vitin 2024. Ndërkohë, të tjerë lojtarë që pritet të largohet nga Arsenali në fundin e sezonit janë edhe Kieran Tierney, Reiss Nelson, Ainsley Maitland-Niles dhe Folarin Balogun.

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit