11.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Artan Abrashi: Përgjegjësinë e re, do të mundohem ta kryej me nder dhe përkushtim

Kandidati i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ai i ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë.

“Në publikimin e rezultateve përfundimtare nga KQZ, duket se i kam arritur votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, shkruan Abrashi në “Facebook”.

“Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e madhe dhe besimin e dhënë”.

“Përgjegjësinë e re do të mundohem ta kryej me nder dhe përkushtim, duke qenë çdoherë zë i vullnetit tuaj në Kuvendin e Kosovës tonë”.

Abrashi është kryetar i Vetëvendosjes në Prizren

Ai po ashtu është edhe kryesues i Kuvendit të Prizrenit ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Lajmet e Fundit