8.9 C
Prizren
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Artistja që shpërtheu me Kupën e Botërorit

Emma AllenPa pikë kompleksi e pranon se nuk ka qenë nxënëse e mirë. Sa ishte në shkollë do të tregohej e zonja vetëm kur vinte ora e artit. Me të përfunduar shkollimin do të niste punën për të siguruar një vend në industrinë e artit.

Një tezgë në tregun e artit në lindje të Londrës do të bëhej vendi i parë në të cilin do të ekspozonte punimet e saj. Shiste vepra arti dhe bizhuteri. Për të fituar më shumë para pikturonte fytyra për disa spektakle që organizoheshin në një cirk. Ngadalë do të zhytej në mediumin që eksperimenton me pikturimin në trup.

Rrugëtimi i artistes londineze, Emma Allen (33), është një rrëfim që ka kulmuar së fundi. Ka marrë famë në gjithë botën me një fotografi, ku shihet e transformuar në trofeun e Kupës Botërore.

Në një bisedë për “Kohën Ditore” Allen zbulon historinë e saj, prej bankave të shkollës e deri te fama që krijoi eksperimenti i saj me trofeun e Botërorit, të cilin nuk ka interesim ta ndjekë. Pjesë e historisë së saj është edhe puna vullnetare. Në CV-n e saj, veç tjerash, përmendet si bashkëpunëtore e kompanive me nam, duke përfshirë “Saatchi Gallery”, “MTV”, sikurse edhe pjesë të filmave të animuar si “Toy Story 3”, “Tangled”./koha ditore/

Më Shumë

KRU “Hidroregjioni Jugor” vazhdon aksionin e shkyçjeve për konsumatorët me borxhe të pashlyera

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet e inspektoratit po vazhdojnë aksionin e shkyçjeve nga rrjeti i ujësjellësit ndaj konsumatorëve që kanë...

Abdixhiku në Prizren: E pashë gatishmërinë e njerëzve tanë për t’u ngritur

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot pati një takim me strukturat e partisë në Prizren.   https://prizrenpress.com/421746-2h/ Në një postim në Facebook, ai ka...

Lajmet e Fundit