22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

As Salihaj nuk do të jetë në seancë kur votohet Thaçi për president

Kandidatit për president sipas marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, Hashim Thaçit, po vazhdon t’i ngushtohet kuorumi, për seancën në të cilën emri i tij do të jetë për votim.

Vjosa Osmani, Arben Gashi e Alma Lama nga LDK dhe deputeti i pavarur Gezim Kelmendi, kanë deklaruar tashmë se nuk do të marrin pjesë në seancën kur Thaçi do të votohet për president.

Por, kësaj listë së fundmi i është shtuar edhe emri i deputetit të LDK-së, Adem Salihaj, që thotë se nuk do të jetë pjesë e një séance të tillë.

“Jam deklaruar qysh herët për votën time kundër Thacit. Por, edhe që nuk do të jem pjesë e procesit të votimit fare për Thaçin President”, tha Salihaj për Radio Dukagjinin.

Salihaj shtoi se të gjitha partitë, përfshirë edhe ato të opozitës, duhet të ulen e bisedojnë për një emër konsensual për postin e Presidentit.

Pa qëndrime janë edhe disa deputetë nga radhë e Lidhjes Demokratike. Anton Quni dhe Besa Gaxherri, të kontaktuar nga radio Dukagjini, nuk e kanë bërë publike vendimin e tyre.

Ndryshe, për ta pamundësuar kuorumin, në sallë nuk duhet të jenë të pranishëm 41 deputetë.

Opozita, ka 31 deputetë.

Më Shumë

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Lajmet e Fundit