9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Asambleisti i LDK-së thotë se Haskuka ofendoi gjithë anëtarët e Kuvendit komunal në Prizren

Sot Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbajtur një seancë ku pikë e rendit të ditës ka qenë edhe miratimi i një kredie me BERZH.

Mirëpo, kjo nuk ndodhi e për këtë u ngjallën shumë reagime në asamble.

Madje kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka akuzuar asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje, se janë bërë bashkë me ata të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA, që t’i sabotojnë projektet e komunës, njofton Klan Kosova.

Haziz Hodaj, asambleist nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prizrenit ka treguar versionin e tij se çfarë ndodhi sot në këtë seancë.

“Ishte një seancë e Kuvendit të komunës ku njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe aprovimi i një huaje nga BERZH për efiçiencë në ndërtesa të të gjitha dikastereve në komunën e Prizrenit. Mirëpo, ishim skeptik rreth aprovimit të kësaj kredie duke ditur që Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka pasur një performancë jashtëzakonisht të dobët në tri vitet e fundit e posaçërisht në këtë vit”, tha Hodaj.

“Me një buxhet të votuar dhe të aprovuar do të ishte absurditet të aprovohej ose të merrej një vendim për një hua e cila do ta fuste në borxh komunën e Prizrenit”.

Po a qëndron ajo se asambleistët e VV-së u bashkuan me ju që të refuzohet kjo kredi?

“Tani e di ku ka aluduar dhe cila ka qenë arsyeja e atij postimi që ka qenë skandaloz dhe një fyerje që ia ka bërë të gjithë anëtarëve të Kuvendit e gjithashtu edhe anëtarëve të Vetëvendosjes. Nuk e di nëse kanë votuar apo jo, por e di se kanë qenë prezentë gjysma e anëtarëve të Kuvendit”.

“Ai ka konsideruar që bërë një bojkot edhe nga ana e anëtarëve të kuvendit nga Vetëvendosje –ky postim i tij ka qenë i pamatur dhe fyes për të gjithë anëtarët e Kuvendit”, tha Hodaj.

Më Shumë

Ismet Munishi, trajneri i ri i Lirisë

Pas largimit të Liridon Lecit, mediat raportojnë se Ismet Munishi mund të marrë drejtimin e ekipit të parë të Lirisë. Derisa klubi nuk ka bërë ende...

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Lajmet e Fundit