9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Mbahet seanca e Asamblesë në Prizren

Prizren-Asambleja komunaleËshtë mbajtur sot   seanca e radhës së Asamblesë Komunale në Prizren. Pas miratimit të rendit të ditës me disa plotësime simbolike,në pikën që kishte të bënte me pyetjet dhe përgjigjet e e kuvendarëve dhe ekzekutivit, ka reaguar këshilltari i LDK-së, Haziz Hodaj, rreth mungesës në seanca të kryetarit Muja, sepse sipas tij po neglizhohet puna e kuvendarëve. Më pas, është miratuar me shumicë votash Plani i Punës së Kuvendit për vitin 2015, ndërsa në pikën e 6-të është shqyrtuar propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues Urban i emërtuar “ Industri e lehtë” që përfshinë Lubizhdën dhe Petrovën. Drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, tha se ky projekt i planifikuar kohë më parë i është dorëzuar kuvendarëve për shkak të plotësim-ndryshimeve të kërkuara për këtë projekt. Ndërkaq, hartuesi i këtij projekti , Iftiman Lutfiu, tha se problemi kryesor i vonesës së këtij projekti, kanë qenë pronat , konkretisht zhvendosja e parcelave.

Lidhur me këtë, ka reaguar shefi i GK të VV-së, Artan Abrashi, i cili ka thënë se i tërë procesi i planifikimit të zonave urbane në Prizren, është në kundërshtim me ligjin ekzistues, dhe se sipas tij, komuna ka një qasje të gabuar në planifikim. Pas disa diskutimeve, me shumicë votash edhe kjo pikë është miratuar nga kuvendarët e pranishëm, të cilët më pas kanë dhënë disa vlerësime të tyre, edhe për hedhjen në votim për t’iu nënshtruar diskutimit publik Propozim-rregullorja për kushtet e mbajtjes së qenve dhe maceve, dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre.

Arbër Rexhaj nga VV, dhe anëtari i vetëm i Kuvendit nga AKR, Naser Bresa, këtë Propozimrregullore e kanë quajtur të mangët, madje edhe qesharake në këtë kohë kur qytetarët po përballen me gjendje të rëndë sociale. Pas disa diskutimeve, edhe kjo Propozim-rregullore për vënie në disktuim publik ka marrë dritën e gjelbërt nga Kuvendi, ndërsa gjithashtu është marrë vendim në këtë seancë që të shtyhet regjistrimi i pronës nga Ministria e Mjedisit i paraparë deri më datën 5 shkurt të këtij viti/TV Prizreni/

Më Shumë

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Lajmet e Fundit