18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Asfaltohet rruga në Fshatin e Ri të Malishevës

Fshati i Ri 011Ka filluar asfaltimi i rrugës së fshatit në Fshat të Ri, të Komunës së Malishevës, fshat i cili renditet prej vendbanimeve më të largëta në raport me qendrën komunale. Në fillimin e asfaltimit të rrugës, mori pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili i uroi banorët e këtij fshati në Malet e Berishës.

“Unë ju uroj juve rregullimin dhe asfaltimin e rrugës, dhe uroj ta gëzoni këtë rrugë, e cila juve ju ndihmon në qarkullimin tuaj drejt fshatrave përreth dhe qendrës komunale. Po ashtu kjo rrugë, përveç që ju ndihmon në kohë, ju ndihmon edhe në amortizimin e makinave dhe rrjedhimisht ju zvogëlohen edhe shpenzimet”, ju ka thënë mes tjerash Begaj, banorëve të këtij fshati.

Nga ana tjetër, banorët nga Fshati i Ri, falënderuan komunën dhe kryetarin Begaj, për ndërtimin e rrugës, gati dy kilometërshe, rrugë e cila i ndihmon në qarkullimin e tyre.

Ndërtimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, gjithashtu pengon edhe largimin e banorëve nga trojet e tyre, pasi shumë banorë deri më tani, për shkak të rrugës dhe largësisë me qendrën komunale, kanë lëshuar trojet e tyre.

Rruga brenda Fshatit të Ri, ndihmon edhe në zhvillimin e turizmit në Malet e Berishës, pasi ky vend njihet për ajrin e pastër, lartësinë mbidetare dhe peizazhin e mrekullueshëm, si dhe ky vendbanim njihet edhe për vlerat e saja historike gjatë luftës së fundit të UÇK-së, si vend i Radio Kosovaelirë dhe agjencia e lajmeve Kosovapress, vendqëndrimet e pjesëtarëve të UÇK-së dhe të tjera.

Më Shumë

Lajmet e Fundit