12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Ashti i moçëm

Enver Sulaj

Ne jemi ashti i moçëm i krijimit
Stuhitë e tërmeti le të dridhen prej trishtimit

Ne jemi Zanafilla, fjala e lënë peng e Shpëtimit
Para lindjes së Shpresës i dhamë bekimin durimit

Fjala e jonë e fundit do të jetë fundi i botës
Ne ringjallemi si Anteu në çdo çarje të tokës

Mes lamtumirës së përjetshme në tokën e Dyrrahut
Vijnë bekimet e lutjet për gjakun e shqiptarit

Le të dridhet deti si edhe toka në pabesi
Ne s’ikim nga vetja, lutemi në qetësi

Ne jemi këtu që kur lindi fjala
Bashkë me lutjen tonë lindi edhe dallga

Të lutem Atë, për mëshirën hyjnore
Ruaje Shqipërinë-Nënën tonë Shenjtore

Nëntor, 2019

Më Shumë

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit