12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Studentët e UPZ-së përmbyllin aksionin humanitar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka përmbyllur aksionin e mbledhjes së gjërave ushqimore, mjeteve financiare dhe veshmbathjeve, për personat në nevojë të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Duke respektuar organet më kompetente për këto çështje, ne këto ndihma të grumbulluara i dorëzuam në Forcën e Sigurisë së Kosovës, respektivisht në shoqatën “Jetimat e Ballkanit””, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor të UPZ-së.

“Gjatë këtij aksioni simbolik u dëshmua edhe një herë zemërgjerësia dhe solidariteti i këtij populli fisnik”.

“Ajo që vlen të theksohet është fakti se studentët përsëri hoqën dorë nga të hollat e pakta, me të cilat sigurojnë ushqimin dhe udhëtimin ditor, për të kontribuar për vëllezërit dhe motrat e prekura nga tërmeti në Shqipëri”./PrizenPress.com/

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete...

Lajmet e Fundit