3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Ashton: Pavarësia e Kosovës nuk është përmendur

ashtonBaronesha Catherine Ashton, ka thënë se gjatë dialogut në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, në asnjë moment nuk është përmendur pranimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe as nuk është synuar një gjë e tillë.

“Të ju kujtoj se Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të BE-së, dhe kjo nuk ka qenë asnjëherë çështje në dialog, përpos normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, transmeton REL.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të jetë kusht për Serbinë që para se të hyjë në BE të ketë të zgjidhura çështjet e kufirit me Kosovën, Ashton është përgjigjur duke thënë se kjo është një çështje që do të zgjidhet në të ardhmen.

“Kjo pyetje duhet të zgjidhet në të ardhmen. Në Beograd presin që hyrja e Serbisë në BE të jetë më e shpejtë sesa që përmendet nga 8 deri në 10 vjet”, ka thënë Ashton.

Baronesha Ashton, në këtë takim me gazetarët, për punën e bërë gjatë 20 takimeve të tyre dhe mbi 200 orëve të diskutimeve, ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Ivica Daçiq.

Më Shumë

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi në Rahovec. Sipas traditës së Festivalit gjithnjë ruhen...

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë,gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë...

Lajmet e Fundit