32.8 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

ASK: Rriten çmimet e importit në Kosovë

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë pësoi ngritje për 4.6 % në TM2 2022 krahasuar me TM1 2022. Krahasuar me TM2 2021 çmimet e importit pësuan ngritje në një mesatare prej 23.3 %.Çmimet e importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 4.6 % në TM2 2022 krahasuar me TM1 2022. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet minerale  (16.2 %), vajrat ushqyese   (13.6 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (7.7 %),  artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (6.8 %), druri dhe artikujt e tij   (4.2 %), produktet bimore (3.0 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.8 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (2.7 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (2.6 %),  këpucët (2.4 %), produktet e industrive kimike (1.6 %), letrat dhe artikujt e saj   (1.3 %), mjetet e transportit  (1.2 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (0.9 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani  (0.8 %) dhe artikujt e ndryshëm të  prodhuar (0.3 %)

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te lëkura dhe artikujt e saj (-3.1 %) dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinave, muzikorë dhe mekanizmat e orës (-0.6 %).Çmimet e Importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 23.3 % në mes TM2  2022 dhe TM2 2021. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (46.3 %),  metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (46.2 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (34.6 %), druri dhe artikujt e tij  (27.7 %), vajrat ushqyese (21.3 %), produktet bimore (16.0 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (10.2 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (9.4 %), mjetet e transportit (8.6 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (7.0 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.7 %), instrumentet optike, fotografik, matës, madicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (5.8 %),  artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani  (5.4 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar   (3.1 %), produktet e industrive kimike (2.7 %) dhe këpucët (0.6 %).

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve lëkura dhe artikujt e saj  (-5.9 %) dhe te letrat dhe artikujt e saj (-0.1 %)”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Më Shumë

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. “Sulmuesi anësor...

Lajmet e Fundit