1.5 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Askush s’e ka tapinë t’i fyejë shqiptarët!

Agim MuhaxheriShkruan:Agim Muhaxheri

Të dyshuarit për akte terroriste në Siri e Irak hyjnë në “rëntgenin” e gjyqit. Seanca dëgjimore mbahet në Prishtinë. Më i zi se Lavdrimi (Muhaxheri) është don Anton Kqira, i cili në një fjalim të tij (2007) në SHBA shqiptarëve të Kosovës “iu ka qepur ‘bishta’ dhe i ka quajtur ‘qenë, i hidhëruar pse të gjithë nuk i kishte rrjepur Milosheviqi”. Dikur Milosheviqi i grahte propagandës. Kur fliste për Kosovën diplomatëve amerikanë e evropianë ua tërhiqte vërejtjen: “Mos e krijoni shtetin mysliman…”. Kosovën e shpëtoi Zoti, Amerika e miqtë evropianë. Ndërsa disa tipa ia kthejnë shpinën, bëhen bashkë me ISIS-in e Al Nusra-n !!!

Së pari je shqiptar, pastaj je mysliman, ortodoks apo katolik. Kështu kanë thënë Gjergj Fishta, Faik Konica e rilindësit e tjerë, mesazhet e të cilëve mjerisht e fatkeqësisht nuk i përfillim. As arabi, as turku, as indoneziani e të tjerët, të besimit mysliman, nuk i vënë vetes parashtesën mysliman. Të vetmit jemi ne që i dalim “trenit përpara”, e quajmë veten mysliman! Heqim dorë nga përkatësia kombëtare. Dhe shi për këtë: Bëhemi më arabë se arabët!

Gjeniu i letrave tona Faik Konica, më 1899, s’e ka thënë më kot: “Çka të bëjë myslimanëria dhe krishtëria për shqiptarët”. E drejta e besimit, identitetit fetar, është e garantuar me Kushtetutë. Askujt nuk i mohohen liritë dhe të drejtat.

Një thënie latine thotë: “Uti, non abuti” që i bie – Përdor, por mos shpërdor.Tipat e ndryshëm e shpërdorin fenë, dalin jashtë kornizës, hyjnë në rrafshin politik, i bien flakaresh shtetit. Natyrisht, shteti reagon. Përdor dhunën.

Shteti është aparat i dhunës, këtë e dinë më mirë juristët dhe politologët.Ligjet veprojnë “erga omnes”, njësoj për të gjithë, qofshin ata të besimit mysliman a të krishterë.Nëse shkel parimet kushtetuese, ligjin, të kap paragrafi për çka mund të ndëshkohesh me burg.Po ashtu me Kushtetutë garantohet lëvizja e lirë e qytetarëve. Ku të duan ata mund të shkojnë, në Turqi, Egjipt, Siri, Irak etj., por nëse në këto vende përfshihesh në grupet terroriste, shteti s’ta falë, ndëshkohesh.

Dikur evropianët kishin aversion ndaj shqiptarëve. Me qëllim ua vënin parashtesën “muslim”. Kështu vepronte edhe kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi. Ky tip i Lombrozës, e dinte kush janë shqiptarët, por i grahte propagandës. Madje, ai përçonte mesazhe te diplomatët amerikanë dhe evropianë. Kur është fjala për Kosovën, diplomatëve u thoshte: Mos lejoni të krijohet shteti mysliman në Evropë.

E ata që s’dinë ç’është kombi e shteti, ranë në grackën e Milosheviqit. Ranë në grackë me vetëdije o pa vetëdije.

E keqja më e madhe, individë të ndryshëm me vetëdije a pa vetëdije hyjnë në zonën kriminale. Ata nxirren para gjyqit se kanë shkelur rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.
Kjo vepër penale është e natyrës politike, me të cilën ngarkohen 40 të dyshuar nga anë të ndryshme të Kosovës.

Shumica e të pandehurve janë të rinj. Më i riu është 20 vjeç, ndërsa më i vjetri 52 vjeçar.
Të dyshuarit për akte terroriste në Siri e Irak hyjnë në “rëntgenin” e gjyqit. Seanca dëgjimore mbahet në Prishtinë, në kinemanë ABC. E mërkura (13 gusht) është dita e dytë e dëgjimit të tyre. Prokurorët e gjykatësit kanë punë si “në mulli”.

Flitet se numri i të pandehurve do të rritet, të jetë 60 e më tepër. Vala e hetimeve do t’i përfshijë edhe disa imamë. Kush janë ata?

Brenda e jashtë gjykatores së improvizuar ka forca të shumta të sigurisë. “Zhurnalin” po e ndjekin një numër i madh i gazetarëve, të cilët raportojnë për rrjedhën e këtij procesi të pazakontë.

Më vonë “shfaqet filmi”!
Një ditë pas furtunës, të martën (12 gusht) nisi dëgjimi i tyre. Prokurorët kërkojnë paraburgosjen. Fjalën e fundit e thotë gjyqi.

Ata dyshohen se janë pjesëtarë të ISIS-it dhe Al Nusra-s, në Siri e Irak.
Si prova janë paralajmëruar konfiskimet e armëve të ndryshme, i mjeteve elektronike, kompjuterëve e laptopëve etj.

Se dikush ka kryer veprën penale, vlerësohet me prova e fakte juridike.
Paragjykimet, ai ka mjekër, vishet me pantallona trefërtal, ai është “fllishtan” janë fyerje për besimtarin islam. Me asnjë ligj nuk është e sanksionuar si vepër penale që dikush t’i veshë edhe pantallonat trefërtal. Kjo është shija e besimtarit. Atij s’mund t’i cungohet kjo e drejtë.
Por nëse “mjekroshi” hyn lakrave, merret me akte terroriste, këtë nuk e lanë as deti, nuk ka pardon për të, jep llogari dhe ndëshkohet me burg. Sipas Kodit tonë penal (2013), i pandehuri për shkelje të rendit kushtetues dhe rrezikimit të sigurisë, për organizim të terrorizmit, ndihmës, rekrutimit, mund të dënohet deri në 20 vjet burg.

Një nga krerët e ISIS-it e të Al Nusra-s është shqiptari Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku, i cili veten e quan musliman (lexo: mysliman).
Krimet janë pjellë e kohës, ato i lind koha.
Kriza ekonomike dhe ajo morale e reflekton krimin.
Kosova zgjohet. Përballet me ata, të cilët, sipas të dhënave të para, e krijuan imazhin e keq shtetit tonë.

Dolën në skenë xhihadistët dhe antixhihadistët.
Xhihad (fjalë arabe) do të thotë: Lufa e shenjtë kundër të pafeve.
Në këtë luftë janë të përfshirë edhe shqiptarët nga Kosova.
Paria jonë politike, por edhe BIK-u e mbështeti këtë proces.
Disa nga politikanët mbajtën “orë politike”, të pandehurit a priori i shpallën fajtorë. Këtë e bënë për “poenë politikë” !

Tjetër është politika, tjetër drejtësia.
Ata dyshohen se janë pjesëtarë të ISIS-it dhe Al Nusra-s, në Siri e Irak.
Si prova janë paralajmëruar konfiskimet e armëve të ndryshme, i mjeteve elektronike, kompjuterëve e laptopëve etj.

Ti konfiskosh dikujt kompjuterin, nëse nuk ke prova se ai është i përfshirë në aktet terroriste, nuk do të thotë se ai është terrorist.

Se dikush ka kryer veprën penale, vlerësohet me prova e fakte juridike.
Një nga krerët e ISIS-it e të Al Nusra-s është shqiptari Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku, i cili veten e quan musliman (lexo: mysliman). Kanë lidhje të pandehurit me këtë xhihadist apo me të tjerët, për këtë do të dihet në këtë proces.

Njeriu që postoi foton e tij duke ia prerë kokën një të riu irakian, 25-vjeçari nga Kaçaniku Lavdrim Muhaxheri, ka thënë në një intervistë përmes internetit se çdo kujt që tradhton do t’ia presë kokën. Kjo foto ka bërë xhiron e të gjitha medieve të botës.

Më i zi se Lavdrimi (Muhaxheri) është don Anton Kqira që rron në SHBA.
Ky prift nuk është At Gjergj Fishta, as Dom Lush Gjergji, as At Hil Kabashi… etj., por një prift i gjorë dhe i varfër që flet shqip dhe anglisht, i cili “aksidentalisht” shqiptarëve të Kosovës (viktimave të holokaustit çetniko – fashist serb) “iu ka qepur ‘bishta’ dhe i ka quajtur ‘qenë, i hidhëruar pse të gjithë nuk i kishte rrjepur Milosheviqi”, me rastin e kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë (1989 – 1999).

Fjalimin e tij triumfues e mbajti në Qendrën e Shqiptarëve, në SHBA, më 13 maj 2007.
Më vonë (K)qira i ra pishmanit, kërkoi falje.

Në gazetari lajmi vret. Ndërkaq, reagimi, kërkimfalja është si një thes i mbushur me pupla, i cili hedhet në ajër, pastaj ecë e tuboj puplat… Shpata e drejtësisë e kap edhe këtë prift. Ai çdo gjë mund të jetë, edhe serb, por jo shqiptar.

Dallimi ndërmjet Muhaxherit e Kqirës është, se i pari i pret kokat e të huajve, ndërsa i dyti – “të shqiptarëve”.
Për vatan të huaj nuk luftohet, nuk jepet jeta.
Jeta jepet për vatanin tënd.
Ai që s’e do popullin e vet nuk e do as vetveten.
Nëse vërtetohen akuzat e të pandehurve, ndaj tyre s’duhet të ketë mëshirë.
Askush s’e ka tapinë të flasë në emër të shqiptarëve, t’i fyejë shqiptarët.
Kosovën e shpëtoi Zoti, Amerika e miqtë evropianë. Ndërsa disa tipa ia kthejnë shpinën, bëhen bashkë me ISIS-in e Al Nusra-n, organizata këto të shpallura terroriste!!!

Më Shumë

Reshjet e borës në nivel vendi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, nga njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës në një komunikatë për media. Ndonëse reshje të mëdha të borës ka...

Prokuroria në Prizren: Dhuna në familje, më e vështira për trajtim

Rastet e dhunës në familje, janë rastet më të vështira për trajtim, në veçanti sfiduese janë ato kur kryerësit e saj janë personat me...

Lajmet e Fundit