8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Askush si ai në tre sezone”, Juventusi përcjell Ronaldon me një letër emocionuese

Cristiano Ronaldo mendoi t’i jepte karrierës së tij një fund të denjë për skenar filmi. Portugezi u rikthye te Manchester United, aty ku u bë një yll i futbollit botëror dhe tani do të japë sërish kontributin e vet për të rikthyer shkëlqimin e “Djajve të kuq”.

Për tre sezone ai shënoi pafund me Juventusin, klubin me më shumë trofe në Itali që së fundmi i ka dedikuar edhe një letër Ronaldos. Fjalë zemre nga italianët, që nuk e harrojnë rrugëtimin që bënë së bashku me CR7 dhe nuk mund të mos ia vënë në dukje shifrat e regjistruara me fanellën bardhezi.

“Më 10 korrik 2018 dy ikona të futbollit botëror dhe europian u bënë bashkë: Cristiano Ronaldo u bë lojtar i Juventusit. Sot, pas tre vitesh së bashku, 133 ndeshjes, 101 golave të shënuar dhe 5 trofeve të fituar, atij kapitulli i ka ardhur fundit… Rrugët e Juventusit dhe Ronaldos kanë shkuar në drejtime të ndryshme.

Atë ditë korriku që Ronaldo erdhi në Torino, atmosfera elektrike e atyre ditëve të mrekullueshme ndihej përmes ajrit. Tifozët e Juventusit e mirëpritën CR7 si një mbret, të etur për ta parë në fushë dhe për të brohoritur për të. Ishte një histori e madhe”.

Në letrën e Juventusit veçohen debutimi, goli i parë dhe “Siuu që bëri jehonë kundër Sassuolo në stadiumin e tyre në Torino. Më pas koha e rekordeve për t’u përfshirë në letër.

“Ai ishte lojtari i mirë në historinë e Juventusit që shënoi të paktën 100 gola në të gjitha garat në tre sezonet e para me fanellën bardhezi. Që nga ardhja e tij në Serie A CR7 ka shënuar më shumë se çdo lojtar tjetër: 81 gola, të paktën 10 gola më shumë se ndonjë tjetër. Jo vetëm kaq, por me fitimin e çmimit të golashënuesit më të mirë në Serie A u bë i pari që bëhet golashënues në kampionatin italian, LaLiga dhe Premier League.

Momentet e paharrueshme të përjetuara së bashku ishin të shumta. Ne mund t’i recitojmë dhe t’i rijetojmë, por nuk do të ndihmonte, pasi të gjithë e kanë kujtesën e tyre të veçantë të lidhur me CR7. të gjithë kanë një emocion të përbashkët që nuk ka nevojë të fshihet, sepse të gjithë do të kujtojnë atë që kanë ndjerë duke ecur së bashku në këtë pjesë të rrugës.

Sot, ajo lidhje që lindi më 10 korrik, tre vite më parë, është shpërbërë, por ajo që është shkruar do të mbetet përgjithmonë. Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm”, shkruan klubi i Juventusit në letrën dedikuar fituesit të 5 “Topave të Artë”.

Më Shumë

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit