-3.2 C
Prizren
E diel, 5 Shkurt, 2023

Asociacioni i Komunave dhe MFPT-ja përplasen për tatimin në pronë

Çmimi për tatim në pronë është rritur 100 për qind. Ministri i Financave thotë se nuk e ka marrë këtë vendim, ndërsa nga Asociacioni i Komunave të Kosovës thonë se këtë vendim e ka marrë ministria duke e ngritur vlerën e pronës.

 

Rritja e 100 për qind e çmimit të tatimit në pronë ka ngjallur reagime të shumta në vend. Ministria e Financave po e bartë fajin te komunat, ndërsa komunat te Ministria e Financave.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i tha Radio Kosovës, se komunat nuk e kanë të drejtën ligjore  që ta ngritin çmimin apo vlerën e pronës, por komunat e kanë përgjegjësi ligjore vetëm normën tatimore.

“Komunat nuk e kanë prekur normën tatimore kurse Ministria e Financave e ka ngritur vlerën e pronës  dhe kur shumëzohet vlera e pronës me normën tatimore, atëherë del fatura të cilën duhet ta paguajnë qytetarët si tatim në pronë”, tha Ibrahimi.

Të martën ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ai nuk ka marrë vendim për shtrenjtim. Sipas tij, kjo është çështje komunash. Ai thotë se  në ditët në vijim do të gjejnë një zgjidhje për këtë problematikë.

Në anën tjetër nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se Ministria e Financave ka bërë vlerësimin e pronës, e cila ka ndikuar në rritje të tatimit.

Ndryshe, ky vendim i rritjes së tatimit në pronë, do ta rëndojë dhe më shumë xhepin e qytetarëve, thonë  njohësit e ekonomisë  Sipas tyre, me normën më të lartë të inflacionit, është jonormale që qytetarët të rëndohen edhe më shumë nga rritja e bazës tatimore, rrjedhimisht e tatimit në pronë.

Më Shumë

E njohur për lojëra seksuale, 37 vjeçarja rrëfen se si i fiton 2 milionë dollarë duke vlerësuar organet gjenitale të meshkujve!

Një yll pornografie foli për punën e saj të egër, ku ajo vlerëson sinqerisht djemtë bazuar në madhësinë e penisit të tyre. Larkin Love, e...

Sektori privat i diskriminuar nga ndihma e shtetit – punëtorët vazhdojnë të paguhen me pagë minimale

“Nuk e ndiejmë që jemi shtetas të Republikës së Kosovës. Shteti po na diskriminon”, thotë Hysni Gashi, i punësuar në një kompani pastrimi në...

Lajmet e Fundit