13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Qysh mund të funksionojë Kosova me një autonomi të Veriut dhe me një Asociacion?

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nëse potencialisht kjo qeveri nuk pranon ta themelojë Asociacionin, atëherë mundësia që të shkohet në zgjedhje është proces politik që s’mund ta interpretojë.

Megjithatë, sipas tij, qeveria ka obligim kushtetues ta themelojë Asociacionin.

“Ata janë përgjegjësi të cilat i kanë marrë ata njerëz. Qeveria duhet me i kry funksionet kushtetuese. Mbi bazën e votave ti ke përgjegjësi, kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë dhe ato procese janë të ndara”, ka thënë ai në Info Nata në Tëvë 1.

Sipas Hasanit, nëse veriut të vendit i jepet autonomia dhe nëse themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, pyetja e tij është se si mund të funksionojë Kosova në atë rast.

“Poblemi im më i madh është qysh mundet Kosova me funksionu në krejt territorin shtetëror me një autonomi dhe një asociacion, që dytë së bashku me ato kompetenca juridiko-publike nga e drejta publike, ky i merr nga të drejtat politike dhe me çfarë incentivi ne krijojmë ose prodhojmë realitet prej popullit serb që jeton në Kosovë”, ka thënë Hasani.

“Në shumë segmente paralizohesh, në shumë segmente e ki problem me funksionu sepse kur të krijohen ato farë mekanizma implementues çfarë unë e marr me mend se çfarë do të jenë, se bohet ai si libër 100-200 faqe deri në detaje, atë se thotë marrëveshje e asnjë dispozitë”.

“Unë po e përsëris, përveç ajo që thotë duhet me u implementu në marrëveshjet e vjetra asnjë dispozitë nuk është e vetekzekutueshme. Duhet dmth legjislacion impelementues, ai duhet të jetë normë kushtetuese, nuk mundesh me ba autonomi sepse Kushtetuta e thekson karakterin unitar të vendit. Nuk mundesh me formu autonomi pa e ndryshu Kushtetutën”, ka shtuar Hasani. /Tëvë1

Më Shumë

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Dhimbja

Lajmet e Fundit