ATK-ja inkason 416 mijë e 250 euro borxhe nga bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar ka inkasuar borxhe në vlerë 416 mijë e 250 euro nga 18 subjekte biznesore.

Në njoftimin për media është thënë se bazuar në përgjegjësitë e Departamentit për menaxhimin e mbledhjes së borxheve në ATK janë përzgjedhur 18 subjekte me obligime të papaguara në vlerë prej 1.8 milion euro.

“Pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake. Menaxhmenti i ATK-së vazhdon ta ketë në prioritet zvogëlimin e stokut të borxheve, si dhe trajtimin në kohë të borxheve të reja”, ka njoftuar ATK-ja.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit