9.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Shqipëria i del në ndihmë Kosovës, evitohen reduktimet e rrymës

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Përmes një komunikate, ME ka njoftuar se kjo është mundësuar nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht mes korporatave energjetike të dy vendeve.

“Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në komunikatë.

ME ka thënë se institucionet do të vazhdojnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim, mirëpo ka ‘lutur’ qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.

“Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, përfundon komunikata.

Më Shumë

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Lajmet e Fundit