9.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

ATK publikon broshurën “Karta e Tatimpaguesit”

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të njoftoj të gjithë tatimpaguesit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre, ka publikuar Broshurën “Karta e Tatimpaguesit”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se “Karta e Tatimpaguesit” është përgatitur në formë të një udhëzuesi të thjeshtë, gjithëpërfshirës dhe sqarues, për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në mes të Administratës Tatimore të Kosovës dhe tatimpaguesve, bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.

“Përmes këtyre marrëdhënieve synohet të rritet përmbushja vullnetare, duke i trajtuar të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të barabartë dhe pa paragjykime, duke i qartësuar gjërat sa më shumë që të jetë e mundur, dhe duke qenë transparent e të përgjegjshëm në marrëdhëniet e ATK-së me tatimpaguesin, si dhe në ofrimin e shërbimeve në mënyrë efektive dhe efikase”.

“‘Karta e Tatimpaguesit’ është një udhëzues në të cilin paraqiten të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit. Andaj, qëllimi ynë është t’i prezantojmë të drejtat dhe obligimet e tatimpaguesve, ashtu që tatimpaguesit të kenë besim në drejtësinë dhe paanësinë e sistemit tatimor, por edhe të jenë në dijeni për implikimin e mos-përmbushjes”.

“‘Karta e Tatimpaguesit’ është përkrahur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë! Broshura “Karta e Tatimpaguesit” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së ëëë.atk-ks.org tek linku “Fletëpalosje dhe Broshura”, si dhe të njëjtën çdo person së shpejti mund ta ketë edhe në formë fizike”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Nait Hasani për zgjedhjen e presidentit: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në "Info Magazina" ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit. “Mendoj që nga...

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Lajmet e Fundit