Autobusët nuk mund të ndalen në çdo vend në Prizren

Policia dhe Komuna e Prizrenit, e kanë hartuar një plan për ndalimin në rrugë të autobusëve.

Drejtori i Inspektorateve, Islam Thaçi, tha se plani i përbashkët ka ardhur pas kërkesave të shumta të qytetarëve.

“Një aksion i tillë ka të bëjë edhe me faktin e shmangies së tollovive në rrugët e Prizrenit me shtimin e fluksit të ardhjes së bashkatdhetarëve”, tha ai.

Zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, tha se ndërkaq se policia do të angazhohet përmes një plani operativ, ndaj kompanive që merren me transportin e udhëtarëve e që nuk i përfillin ligjet për trafikun./tvpz/

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit