9.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Autokolona ruse mbetet në kufi

autokolona ruseVazhdon të qëndrojë pranë kufirit me Ukrainën një autokolonë me ndihma humanitare, në pritje të dhënies së lejes nga ana e autoriteteve ukrainase.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq ndodhen në Kiev dhe po negociojnë me palën ukrainase për lejimin e kamionëve rusë të kalojnë kufirin.

Ukraina nuk lejon futjen e kamionëve në territorin e saj pasi dyshon se në to mund të ketë armë ushtarake, të cilat mund t’i dërgohen rebelëve dhe kërkon që të kryhen kontrolle në mënyrë të pavarur. Autokolona me të paktën 260 kamionë po qëndron prej rreth 9 orësh në një fushë pranë kufirit midis dy shteteve.

Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se ndihmat humanitare po përdoren për të dërguar furnizime ushtarake te rebelët, por Ukraina këmbëngul për një inspektim nga vëzhgues ndërkombëtarë.

Andriy Lysenko, një zëdhënës i Këshillit të Mbrojtjes së Ukrainës tha se “nëse autokolona do të kalojë kufirin, Ukraina do të përdorë të gjithë forcën e saj për ta bllokuar atë”.

Ndërsa një zyrtar i Kryqit të Kuq u shpreh se ofrimi i ndihmave nuk duhet të politizohet. Zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Anastasia Isyuk tha se po bëhen të gjitha përpjekjet për lejimin e kamionëve, por deri tani nuk ka asnjë marrëveshje me palën ukrainase.

Shtete e Bashkuara kanë lëshuar një tjetër paralajmërim për Moskën. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf u shpreh: Ne e kemi bërë të qartë për Rusisë se ata nuk duhet të kalojnë kamionët përtej kufirit, pa marrë miratimin e qeverisë së Ukrainës.

Ndërkohë, luftimet u intensifikuan gjatë ditës së enjte. Bombardime të artilerisë së rëndë kanë goditur qendrën e qytetit ukrainas të kontrolluar nga separatistët pro-rusë, Donjeck, për herë të parë që pas fillimit të krizës ruso-ukrainase. Lajmi konfirmohet për Reuters këtë të enjte, nga dëshmitarë në vendngjarje.

Më Shumë

Në Prizren hapet ekspozita me veprat osmane në Hungari

Ambasada e Hungarisë në Kosovo, në bashkëpunim me Komunën e Prizren, organizoi mbrëmë ekspozitën fotografike “Veprat osmane në Hungari” në Galerinë e Shtëpisë së...

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Lajmet e Fundit