Autopsia zbuloi dëmtimin e pësuar, Boateng nën hetim për plagosjen e ish të fejuares

Ish e fejuara e Jerome Boateng, Kasia Lenhardt kreu vetëvrasje dy javë më parë. Prokuroria Publike e Mynihut ka hapur një hetim në lidhje me ngjarjen e rëndë, teksa i akuzuar ka përfunduar edhe mbrojtësi i Bayern Munchen.

Bild raporton se autopsia e modeles ka nxjerrë dëmtim të një prej veshëve të saj dhe ka dyshime se një dëmtim të tillë ia ka kryer 32-vjeçari gjerman. Nëse gjithçka vërtetohet, atëherë Boateng do të akuzohej për plagosje.

Kemi marrë informacione të reja në kontekstin e hetimit për vdekjen e Lenhardt në Berlin. Hetimet vazhdojnë“, deklaron për të përditshmen gjermane Anne Leiding, kryeprokurorja e Mynihut.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit