4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Avancime masive në Universitetin e Prizrenit (Dokument)

Mungesës së zgjedhjes së rektorit të ri, ‘ia kanë parë hajrin’ shumë punëtorë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizrenit.

Ata janë avancuar nëpër pozita të ndryshme.

Avancimet janë bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Burim Berisha.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Bedri Muhadri, ka kërkuar ndërkaq anulimin e avancimeve. Saktësisht ka kërkuar anulimin e një konkursi të brendshëm, i cili është shpallur me datën 2.11.2018.

“Kam kërkuar që të anulohet konkursi, por sekretari nuk e ka anuluar”, tregon Muhadri për “PrizrenPress”.

“Për këtë rast jam ankuar edhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”.
Muhadri, në vendimin për anulimin e konkursit, të cilin e ka siguruar “PrizrenPress”, ka dhënë disa arsye pse duhet të anulohen avancimet.

“Këshilli drejtues është përgjegjës për të gjitha vendimet lidhur me çështjet financiare, në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për veprimtarinë e qëndrueshme financiare të Universitetit”.

Muhadri, thotë se në mungesë të rektorit, kompetencat i kalojnë kryesuesit të Këshillit drejtues të UPZ-së.
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka mbetur pa rektor. Zgjedhja e rektorit të ri, Ismet Temaj, ka përfunduar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, pas kontestimit nga ish-rektori, Ramë Vataj.

Burimet e “PrizrenPress”-it brenda UPZ-së, kanë bërë të ditur se nga koha e mosrizgjedhjes së Vatajt, në këtë institucion kanë filluar avancimet nëpër pozita të shumë punëtorëve.

“Krejt janë bërë shefa pa pasur as punëtorë ”, tregon për portalin, një burim brenda UPZ-së.

Sekretari i Përgjithshëm, Burim Berisha thotë ndërkaq se, kryesuesi i Këshillit drejtues, Bedri Muhadri “po përzihet” në punët e huaja.

“Kryesuesin e Këshillit drejtues e kam paditur në gjykatë, për përzierjen e tij në kompetencat e sekretarit”.

Ai tregon se të gjitha avancimet janë bërë në përputhje me ligjin.

“Edhe për konkursin për të cilin po flisni kam kërkuar interpretim ligjor nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil…”.

Gjykata Themelore e Prizrenit, javën e kaluar ka vendosur për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Këshillit Drejtues të universitetit “Ukshin Hoti” lidhur me zgjedhjen e rektorit të këtij institucioni të lartë të arsimit.

Ky vendim i gjyqësorit është marrë si masë e sigurimit, pas padisë që ish-rektori i UPZ-së, Ramë Vataj, ka bërë ndaj vendimit të KD të UPZ-së, për zgjedhjen e Ismet Temajt në postin e rektorit të këtij universiteti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vjen klipi i “Nan” – kënga që do të pëfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Videoklipi zyrtar i këngës “Nan” kënduar nga Alis është publikuar. Artisti shqiptar me këtë këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision...

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe...

Lajmet e Fundit