9.1 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Avancojnë punimet në Rrugën e Arbrit

Punimet në rrugën e Arbrit po ecin me ritme të shpejta ndërkohë që ndërtimi i saj do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër me gjatësi 180 km, duke ndikuar në zhvillimin e zonave.

Punimet në Urën e Vashës, e konsideruar si një ndër urat më të larta në rajon, 150 metra nga niveli ku është nisur, kanë përfunduar. Kjo urë përbëhet nga themele betoni dhe strukturë metalike tip kapriate, hark.

Po ashtu kanë përfunduar 60% e punimeve në Urën Fshat.

Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km nga të cilat deri më sot në tunelin 1 janë kryer 40% e punimeve, në tunelet 2, 3, 4 dhe 6 janë kryer 98% e punimeve, ndërsa kanë përfunduar punimet në tunelin 5.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit me një gjatësi rreth 74 km, do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Rruga e Arbrit jo vetëm do afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Ajo është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetëra e dhjetëra vitesh pritje e premtime.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare/ATSH.

Më Shumë

Gjykata në Prizren i cakton një muaj paraburgim shtetasit turk që vrau vajzën

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me incialet M.G., shtetas...

18 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Lajmet e Fundit