2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Avdaj falënderon FSK-në për bashkëpunimin e treguar me Spitalin e Prizrenit

Afrim Avdaj, drejtor i spitalit2Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, të premten ka pritur në takim komandantin e Kazermës së FSK-së ”Lidhja e Prizrenit” në Prizren, njëherit edhe komandant i Kompanisë së Deminimit, kapiten Sejdi Krasniqi.

Drejtori i Spitalit Rajonal, Dr. Afrim Avdaj, ka falënderuar komandantin e kazermës së FSK-së ”Lidhja e Prizrenit”, kapiten Sejdi Krasniqi, duke shprehur gatishmërinë e plotë të bashkëpunimit të dy anshëm.

“Për mendimin tim, FSK-ja dhe Policia e Kosovës janë dy institucione tepër të rëndësishme, të qëndrueshme dhe që kanë ruajtur baraspeshën institucionale. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në të gjitha fushat që janë në të mirë të shtetit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj”, tha drejtori i spitalit, Dr. Afrim Avdaj.

Komandanti i Kazermës së FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, kapiten Sejdi Krasniqi e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2014, duke shprehur bindjen se viti 2015 do të jetë edhe më i suksesshëm për të gjitha institucionet e Kosovës dhe qytetarëve të saj, ndërsa në veçanti ka falënderuar menaxhmentin e spitalit për shërbimet e ofruara ndaj qytetarëve.

“Sot jemi për një vizitë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për t’i falënderuar për punën, sukseset dhe shërbimet e ofruara ndaj qytetarëve. Të gjitha angazhimet dhe shërbimet që bëhen në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjithnjë duke ju referuar bisedave dhe deklarimeve të pacientëve, janë për t’u admiruar dhe e bëjnë spitalin më të dalluar. Ne jemi të gatshëm dhe do të bashkëpunojmë në të gjitha rastet dhe fusha të ndryshme, me qëllim që t’u dalim në ndihmë dhe të jemi në shërbim të gjithë qytetarëve”, pohoi kolonel, Krasniqi.

Në fund të takimit, komandantin e Kazermës së FSK-së” Lidhja e Prizrenit” në Prizren, kapiten Sejdi Krasniqi, drejtorit të Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdajt i ka dhuruar një kalendar me emblemën e FSK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Akreditim 5-vjeçar për Universitetin e Prizrenit

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në...

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Lajmet e Fundit