23.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Avdyli apel qytetarëve të vaksinohen

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili me profesion është mjek, ka thënë për Ekonomia Online se duke e parë gjendjen aktuale epidemiologjike, Kosova nuk ka nevojë që të mbyllet.

Por, deputi i Listës “Guxo”, (pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes) apelon te qytetarët që të respektojnë masat dhe të vaksinohen me dozën e tretë dhe katërt sepse rreziku më i madh është te moshat e shtyra.

Ai ka thënë se ndoshta do të ketë masa të lehta për të parandaluar rritjen e rasteve me Coronavirus, por mbyllje si në fillim të pandemisë beson se nuk do të ketë.

“Për momentin gjendja epidemiologjike që është në Kosovë nuk ka nevojë për mbyllje. Mund të ketë nevojë për masa specifike të vogla, por jo për mbyllje”.

“Apeli ynë është që sa më shumë të respektohen masat. Por mbi të gjitha ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen, sepse rreziku më i madh është për moshat më të vjetra të cilët nuk janë vaksinuar”.

“Unë bëjë apel që të vaksinohen për dozën e tretën dhe të katërtën. Një prej masave është edhe bartja e maskave që mund të paraqitet si masë dhe është ndër masat e duhura që mund të aplikohet”.

“Mbyllja e ekonomisë nuk është opsion më. Fillimi i ballafaqimit me këtë pandemi ka qenë më i vështirë”.

Sipas tij, tani janë krijuar kapacitetet për menaxhimin dhe përballimin me pandeminë.

“Pacientët me Covid, shumica prej tyre kanë nevojë për oksigjen dhe kapacitetet me oksigjen janë të mira. Kapacitet me barna po ashtu ka pasur përmisim edhe rritje të buxhetit”, tha Avdyli.

Më Shumë

Universiteti i Prizrenit shpall konkursin për pranim të studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik...

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Lajmet e Fundit